Loading...

DASHI

Duhet te bëni te pamundurën sot qe t’i tregoni partnerit tuaj sa shume e dashuroni. Nëse i lini gjerat pas dore rutina do mbizotërojë dhe marrëdhënia mes jush do ftohet. Beqaret nuk do ndihen gati për te bere ndryshime drastike te statusit dhe do refuzojnë çdo lloj ftese. Ne planin financiar nuk duhet ndërmarrë rreziqe te mëdha, pasi situata mund te dale jashtë kontrollit ne momentin qe nuk e prisni.

DEMI

Kjo e sotmja do jete një dite me diell për juve qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka ka për te ecur për mrekulli mes jush. Nuk do ju mbetet asgjë për t’u sqaruar. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe duhet te joshin këdo qe do pëlqejnë. Vetëm kështu do mund te fillojnë lidhjen e përshtatshme. Ne planin financiar mos u tregoni impulsive sepse do keni probleme te mëdha.

BINJAKET

Dite shume e vështirë do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te dy palët me nerva dhe vetëm do debatoni. Po mundet largohuni për pak kohe nga njëri-tjetri qe te qetësoheni. As për beqaret nuk do jete dite e mire. Mos u nxitoni te hidhni hapa te pamenduara dhe pranojeni pa u menduar gjate, ndihmën qe do iu japin miqtë.

GAFORRJA

Nëse nuk doni te zhgënjeheni sot ju te dashuruarit, mundohuni te mos ëndërroni me shume nga sa duhet. Realizmi dhe maturia janë gjithmonë zgjidhjet me te mira. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet ende te presin për ndryshime te statusit. Financat do jene te paparashikueshme prandaj nëse nuk doni te keni te papritura te pakëndshme, tregohuni sa me te matur.

LUANI

Dite e trazuar dhe e mbushur me turbullira te shumta do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do mungojnë momentet interesante, por as çastet e mbushura me debate dhe zënka. Beqaret duhet t’i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe nuk duhet te hedhin hapa te nxituara. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do dini çfarë hapash te hidhni qe gjendja te mbetet e mire.

VIRGJERESHA

Dite mjaft sensuale do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment keni për t’u ndier mire me partnerin tuaj. Beqaret do kenë një dite te mbushur me risi dhe emocione te forta. Ata do kenë njohje te shumta dhe do jene te lire te bëjnë çdo zgjedhje qe do duan. Ne planin financiar mundohuni te mos nxitoheni për asgjë dhe nuk keni për te pasur probleme.

PESHORJA

Nuk do jeni shume ne qejf sot ju te dashuruarit dhe asgjë qe do ju beje partneri nuk do ju kënaqë. Do e bëni atë te ndihet keq. Beqaret sado te mundohen te joshin personin qe pëlqejnë, nuk do jene me fat dhe nuk do ja dalin dot. Do ju duhet ende te presin. Ne planin financiar do i kaloni vështirësitë dhe do ndiheni shume here me te qete. Bravo për maturinë dhe vendosmërinë.

AKREPI

Do jeni me te lire t’i shprehni idetë dhe mendimet tuaja gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do vije duke u përmirësuar. Beqaret do kenë me tepër besim tek vetja e tyre dhe nuk do ndalen derisa te arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni ne maksimum rripin e shpenzimeve nëse nuk doni te përballeni me probleme serioze.

SHIGJETARI

Planetët do ua mbrojnë gjate gjithë kohës jetën tuaj ne sot. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e adhurueshme dhe te gjithë do ju kenë zili. Beqaret do realizojnë takime fantastike dhe do jene gati qe ta ndryshojnë sa me pare statusin e tyre. Buxheti do jete disi delikat, megjithatë me pak me tepër përkujdes do mund ta mbani situatën te stabilizuar.

BRICJAPI

Ata qe janë ne një lidhje nuk do kenë për çfarë te qahen sot. Partneri do ju përgatisë surpriza mbresëlënëse dhe mund te kaloni edhe çaste romantike. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë me ngulm dhe me inat sepse mund te përballen me zhgënjime me pas. Ne planin financiar do keni gjate gjithë kohës mbështetjen e familjes dhe nuk do gjendeni ne situata te vështira.

UJORI

Klima yjore nuk do jete shume e qetë sot për ata qe janë ne një lidhje. here pas here mund te tregoheni me xheloze nga sa duhet dhe kjo mund te sjelle debate. Beqaret do kenë dëshirë te njohin sa me shume persona, por disa pjesëtarë te familjes do i pengojnë ta bëjnë këtë. Buxheti nuk do jete ashti si do dëshironit. Po shpenzuat shuma marramendëse do mbeteni pa para shume shpejt.

PESHQIT

Dita e sotme do jete fantastike për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni aq mire pranë atij qe dashuroni saqë nuk do keni nevoje për asgjë tjetër. Beqaret do takojnë disa persona vezullues te cilët nuk duhet t’i lënë t’iu ikin nga duart. Ne planin financiar do dini si te silleni me paratë qe do keni neper duart dhe nuk pritet asnjë tronditje. Mund te merrni edhe ndonjë shpërblim nga puna qe do e forcoje gjendjen.

Loading...