Loading...

Mbytet një peshkatar në Liqenin e Banjës në Gramsh.

Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës.

Adriatik Kume 40 vjeç me banim në fshatin Zamsh, është mbytur aksidentalisht në liqenin e HEC Banjë ndërsa ishte duke peshkuar.

Sipas dëshmitarëve okularë, peshkatarit i është përmbysur barka dhe nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Menjëherë është njoftuar policia e cila ka mbërritur atje bashkë me repartin zjarrfikës.

Zjarrfikësit e Gramshit kanë qenë të parët që janë hedhur në liqen për të kërkuar trupin e pa jetë të peshkatarit. Më pas kanë mbërritur dhe forcat RENEA dhe së bashku kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të trupit të të ndjerit.

Ngjarja është klasifikuar si aksidentale.

Loading...